Fatabardh Kadilli ka dorëzuar mesditën e sotme kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.
Teksa përshëndeti mediat e pranishme jashtë selisë blu, Kadilli mbante në dorë letrën me të cilën hyn në garën e 13 qershorit për drejtuesin e ri të demokratëve përballë kryetarit aktual, Lulzim Basha.
Duke folur për gazetarët më pas, Kadilli tha se “kam kontribuar dhe vepruar me pastërti, s’kam tradhëtuar kurrë PD e askënd në PD, s’do tradhëtoj asnjë nga demokratët as në këtë proces duke cuar deri në fund përpjekjen për të ringritur PD për ta bërë të hapur e fituese”.
“Ka dhe një asimetri tjetër, morale, në të cilën ndihem shumë herë më superior se sa kryetari në zyrë sepse vij në këtë garë për ti shërbyer PD-së dhe jo për tu shërbyer nga PD.
Për të dhenë kontribut tjetër si në 30 vjet, duke u ballafaquar me vlerat, të miat janë pastërtia personale e politike, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vjet të jetës sime në PD për të qenë luajal, besnik me PD dhe me cdo figurë të PD, jam njeriu që e mbaj fjalën, kam kontribuar dhe vepruar me pastërti, s’kam tradhëtuar kurrë PD e askënd në PD, s’do tradhëtoj asnjë nga demokratët as në këtë proces duke cuar deri në fund përpjekjen për të ringritur PD për ta bërë të hapur e fituese”, tha Kadilli për mediat.
g.kosovari