Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, i është bashkuar sot një prej stërvitjeve në kuadër të Defender Europe 21, në Zonën e trajnimit në Bizë.
Në këto foto diplomatja amerikane shfaqet duke bërë qitje me armë mitraloz dhe pistoletë, pranë Malit me Gropa në Bizë. Po ashtu Yuri Kim shfaqet duke hedhur një vështrim me dylbi.
“DEFENDER-Europe 21 është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Në mbi 30 zona trajnimi po kryhen operacione të njëkohshme.
Po priste ti dilte Meta perpara. Tha se do e priste te mali me gropa