Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e LSI dhe ka vendosur sot të rinumërohen kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.
Kështu, në këtë qark do të hapen 114 kuti, nga 277 që janë gjithsej. KAS vendosi që të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore ndërsa numërimi do të nisë rreth orës 13.00.
Kujtojme se në qarkun e Beratit PS ka marrë 5 mandate, PD 2 ndërsa LSI nuk ka marrë asnjë mandat. / b.h