Një ditë pasi DASH shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, sot në Kuvend është kërkuar një interpelancë me ish-liderin e PD. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeparlamentarit Ruçi që ta hedhin sot në votim.
Gramoz Ruci i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka një rregullore që të thirret në interpelancë një ish-kryeministër, aq më tepër një ish-President.
Kujtim Gjuzi: Do kisha një propozim, të thirret në seancë planere presidenti dy herë i Shqipërisë, Sali Berisha, dy herë kryeministër, sepse dje pas deklaratës së sekretarit amerikane të shtetit ka kthyer një përgjigje ku aludon ose ka akuza për tjetërsim të kufijve të Kosovës. Në këtë koncept unë jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të gjerë, prandaj ta përfshin në një votim sot. Berisha si një njeri që ka dijeni për atë që ka ndodhur dhe akuzën që ka bërë për Soros për fondacionin e tij në Beograd.
Gramoz Ruçi: Nuk ka rregull për të thirrur në interpelance ish kryeministër, aq më pak ish-president. Kështu që nëse ke interes, interesohu në rrugë të tjera por jo në rrugë parlamentare.
g.kosovari