Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përjashtuar nga gara elektorale e 21 Qershorit Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit demokrat Mhill Fufi, i cili ishte zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Kurbinit.
Pas kërkesës së Partisë Socialiste për ta çregjistruar Pjetrajn nga lista e kandidatëve të Kurbinit, KQZ ka miratuar kërkesën votën pro edhe të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi. Ndërkohë anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës në institucionin e administrimit të zgjedhjeve, u ndanë 3 kundër dhe 3 pro.
Nga ana e tyre PS kërkoi rrëzimin e vendimit të KZAZ-së për kandidatin Ilir Pjetraj me argumentin se janë shkelur afatet për regjistrimin e kandidatit për në zgjedhjet lokale, nga 4 maji që ishte limiti, regjistrimi i tij është bërë më 13 Maj