Policia e Beratit ka vënë në pranga një 53 vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13 vjeçare.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Kujtojmë se dje u shënua një tjetër rast i rëndë, ku një vajzë 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona./ b.h