Sanofi dhe GlaxoSmithKline (GSK) shpresojmë të marrin miratimin për vaksinën e tyre anti-Covid brenda vitit 2021, ndërsa lajmëruan rezultatet pozitive të fazës së dytë të provave klinike.
Vaksina e zhvilluar nga firma franceze farmaceutike dhe partneri britanik GSK ishte pjesë e rëndësishme e fazës së parë të strategjisë europiane të vaksinimit. Por shkencëtarët ndryshuan strategji pasi testet e para treguan se vaksina e tyre nuk nxiste reagim imunitar tek të moshuarit.
Vaksina e re pati sukses dhe gjatë fazës së dytë të provave klinike, pas marrjes së dy dozave rezultoi se prodhimi i antitrupave ndodh tek 95% e të rriturve të të gjitha grupmoshave.
Tani të dyja kompanitë do të fillojë fazën e tret të provave klinike. Vaksina do të testohet kundër shtamës së parë të koronavirusit që fillimisht u zbulua në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019 si dhe të mutacionit jug-afrikan.
Vaksina e Sanofi dhe GlaxoSmithKline mund të ruhet në temperatura standarde frigoriferike pa qene e nevojshme të konservohet në temperatura ekstreme.
Gjiganti farmaceutik francez po zhvillon gjithashtu një vaksinë me teknologjinë mRNA në bashkëpunim me kompaninë amerikane Translate Bio./ b.h