Kjo e dielë ka sjellë një dyndje pushuesish drejt plazheve të Durrësit. Shumica janë turistë të ardhur nga Kosova, të cilët kanë mbipopulluar bregdetin nga Ura e Dajlanit deri në Golem.
Shtimi i pushuesve ka nxitur edhe subjektet private që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të marrin masa për pastrimin dhe vendosjen e çadrave me qëllim ofrimin e kushteve më të mira. Fundjava e ka gjetur të populluar edhe Divjakën.
Janë kryesisht vizitorë nga zona përreth por kanë ardhur edhe nga qytete të tjera. Ata zgjedhin të bëjnë shëtitjen me varka ndërsa destinacion i preferuar është edhe kulla 360 gradë.
Operatorët turistikë mbeten optimistë për ketë sezon, ku pritet që të ketë fluks turistësh, pas një viti të vështirë nga pandemia.
/a.r