Një vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e diel në një zonë malore në Mirditë.
Prej disa orësh flakët e zjarrit po shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë zonën me pyje dhe shkurre në vendin e quajtur “Malet e Bulshares” në Orson.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe.
Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor./ b.h