Mjeku i njohur Halim Kosova, prezantoi këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, nismën e tij më të re, “Fondacioni i nënës dhe i fëmijës – PENTAL”.
Ai argumentoi se shoqëria nis nga fëmija dhe nëna, e për këtë arsye, thotë se edhe sistemi shëndetësore duhet të nisë nga këto dy kategori.
Sakaq, ai tregoi se ky plan nuk është përqafuar nga Partia Demokratike e lideri i saj Lulzim Basha, por është mirëpritur nga krahu tjetër, nga kryeministri Edi Rama, që sipas mjekut Kosova, i ka transmetuar se janë ide fikse e që duhen menjëherë të zbatohen.
Sa të janë përqafuar këto ide në PD?
Halim Kosova: Në jetë unë kam një parim, mund të bëj atë që kam unë në dorë. Nëse unë dua të bëj diçka dhe ti s’më dëgjon, s’më fton, atëherë unë gjeta këtë mënyrë, këtë ide e kam nisur që në tetor, me një mesazh z. Basha, që do të merresha me këtë punë. Kulmin kjo situatë e arriti atëherë, kur në darkë më lajmëruan hajde nesër në mëngjes të dëgjosh programin e PD për shëndetësinë. Unë nuk jam kukull thash, ai program s’më ka bindur kur e dëgjova. Mendova të shoh jetën time, punën time. Në shtëpi të shko syri tek biblioteka me programe që kam bërë me SHBA si drejtor i maternitetin e Tiranës. Të huajt nuk do e ndërtojnë Shqipërinë, ato duhet të japin shembuj. Ne sollëm në mendje të gjithë këto vite punë. Në këto momente pyetja ime ishte kjo, a të le këto e të gëzoj pjesën tjetër të jetës me bashkëshorten, apo të vijoj. Gjëja e parë që më erdhi në mendje është që do të më vinte mirë që PD ta pranonte këtë. Në fund të fundit sistemi shëndetësor, është i qytetarëve. I bëra një pyetje një mikut tim tek PS, a ka njeri që merret me shëndetësinë, po interesohem tha.
Ia shprehët shqetësimin zotit Basha?
Halim Kosova: Kam folur, e kam thënë hapur që një sistem shëndetësor, pa nënën dhe fëmijën brenda nuk ka kuptim. E ardhmja e shoqërisë varet nga shëndeti i nënës dhe fëmijës. Direkt Rama në takim, para se të ndërtoheshin listat e PD. Më priti kryeministri dhe më tha ç’e do të bësh, ku e ke hallin. I thash këtë për sistemin shëndetësor. Më tha ekzakt këto duhen bërë. Nuk rregullohet shëndeti shëndetësor duke thënë që infermierët duhet të kenë rrogat 700 euro, për mjekët 1200 euro. Duhet futur autonomia shëndetësore. Shumë shkurt më tha çdo ide që ke, jam i hapur ta pranoj.
Që nga ai takim keni pasur komunikim me kryeministrin?
Halim Kosova: Unë s’kam pasur, sepse filloi dhe fushata e çdo njeri luftonte për votat. Kjo ka qenë një ballafaqim që me ke brenda, më krijon komisione, e ky që është kundër më thotë më pëlqen kjo ide.
Një plan për ju nga ana e kryeministrit në ekzekutiv do të jetë?
Halim Kosova: Unë nuk luftoj për këtë. Por që një ide e mirë nëse pëlqehet dhe aprovohet të shkojë në shërbim të qytetarëve. Një sistem shëndetësor nuk funksionon drejt, nëse nuk janë të kënaqur pacientët dhe personeli shëndetësor.
g.kosovari