Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence është shprehur se Shqipëria do të bëhet do të bëhet shtet evropian edhe nëse nuk futet në BE.
Në lidhje me ndikimin e Turqisë dhe presidentit Erdogan në vend, ai ka theksuar se nuk ka inuencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së.
Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.
“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë inuencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama./ b.h