Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq po zhvillon një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
“Balkanweb” raporton se takimi po zhvillohet në selinë e PD-së dhe në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit 2021, i kontestuar nga selia blu.
Basha ka zhvilluar në dy ditët që lamë pas takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.
Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojë mbledhja e fakteve për vjedhjen e zgjedhjeve, por ka theksuar se pavarësisht mosnjohjes së procesit, PD duhet të jetë në parlament./ b.h