Gazetari Alfred Peza ka ironizuar sot qendrimin e Presiencës e cila kërkon rinumërimin e votave.
Përmes Facebook, Peza shkruan:
“Ndryshimi është brenda në kuti”- thotë Presidenti. Sigurisht që aty është. Kot nuk kanë firmosur për këtë, të gjithë komisionerët e PD dhe LSI në të 5199 qendrat e votimit, në të gjithë Shqipërinë.
Kujtojme se sot Presidenca kërkoi rinumërim të fletëve të votimit dhe hapjen e kutive.
/a.r