Sipas mediave të huaja, dozat që do të vijnë në qarkullim ndoshta që nga tetori, do të zgjerojnë portofolin e vaksinave në skemën Covax, e cila deri më tani ka qenë shumë e varur nga vaksina AstraZeneca dhe e goditur nga vonesat.
Dozat e Moderna pritet të fillojnë të furnizojnë Covax në tremujorin e fundit të 2021, me 34 milionë doza të disponueshme para fundit të vitit, njoftoi bashkë-udhëheqësi i skemës Covax, Gavi në një deklaratë, shkruan tg.
Ndërkohë, 466 milionë doza të tjera do të pasojnë në vitin 2022. Struktura e Covax siguron qasjen në vaksinat për vendet e varfra, me koston e mbuluar nga donatorët.
Covax drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, aleanca e vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike.