Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, ka thënë që dokumenti “non-papers” që ka qarkulluar në media, ka qenë më i mirë se plani i Ahtisaarit, pasi sipas tij, siguron autonomi për serbët në veri të Kosovës.
Daçiq u shpreh se megjithatë ky dokument nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit, tha Daçiq për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “nuk mendon të ndryshojë parimin”, si dhe se Beogradi tha shtatë apo tetë vjet më parë, kur filloi dialogu, se nuk do ta njihte Kosovën.
“Ata mendojnë se ne do ta njohim me forcë Kosovën, por ne do të flasim për dialog çdo herë. Ne kurrë nuk do ta ndërpresim dialogun”, u shpreh ai.
Çfarë është “non-paper”?
Ky term përdoren në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike. “Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështjeje të caktuar.
/a.r