Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar sot pasdite sekretarët dhe kryetarët e degëve në selinë e PD.
Mësohet sse në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve, shkaqet e humbjes dhe vijimi i mëtejshëm i punës së Partisë Demokarike në rrethe.
Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Socialiste.
Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare. Më herët Lulzim Basha ka mbledhur edhe drejtuesit politikë si dhe forume të tjera për të analizuar rezultatin e dobët në 25 Prill. Me sa duket kreu i PD nuk ka ndërmend të reflektojë ndaj zërave të shumtë që kërkojnë largimin e tij, por t’ia faturojë humbjen degëve, krahas pretendimeve për blerje votash etj.
/a.r