112 metra i gjatë, i projektuar nga arkitekti dhe projektuesi holandez, Sinot Yacht, është jahti më luksoz në botë dhe njihet si xhevahir i deteve.
Jahti mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, në një depozitë e cila e ruan në minus 253 gradë. Jaht ka dy rezervuar për të ruajtur hidrogjenin me 28 tonë secila.
Sipas krijuesve të tij, jahti mund të përshkojë një distancë mbi 6000 km. Ka pesë ambiente të ndryshme që ofrojnë hapësirë për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë.
Bill Gates është pronari i këtij jahti dhe duket se ka shpenzuar plot 600 milionë Euro./tvklan.al
/b.h