Monika Kryemadhi ishte nga të vetmet lidere që per zgjedhjet e 25 prillit foli me shifra, persa i perket mandatave.
Shpresa për 40 deputetë në gjithe Shqiperinë dhe 90 mandate te opozitës së bashkuar u shua shpejt teksa LSI mundi të sigurojë vetëm 4.
Shifër kjo që për objektivat e Kryemadhit duket sot tërësisht e papërfillshme duke qenë se 4 deklaronte se do merrte vetëm në Durrës, shkruan AlpeNews.al
Ja kush janë 10 bastet e humbura të LSI:
1.Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Open” se LSI do fitojë mbi 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Fakt: LSI mori vetëm 4 deputetë ne të gjithë Shqiperinë.
2.Më datë 7 prill, Kryemadhi deklaroi se në Tiranë LSI do arrinte te fitonte 11 deputetë.
Fakt: LSI mundi te nxjerrë vetem dy mandate deputeti, një të Monika Kryemadhit dhe tjetrën të Erisa Xhixhos.
3.Kur procesi i votimit po mbyllej me 25 prill, Kryetarja e LSI deklaroi ne një konferece se pjesemarrja e jashtezakonshme do i sillte opozites së bashkuar 90 mandate.
Fakt: Opozita Bashkuar fitoi vetem 63 mandate.
4. Teksa fushata po zhvillohej Kryemadhi u shpreh nga Berati se me Lefter Maliqin do të merrnin mandatin e katërt në këtë qytet.
Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat ne qarkun e Beratit.
5. Në një video të publikuar nga kryetarja e LSI, Kryemadhi u shpreh se fitorja fillon nga Elbasani.
Fakt: Në Elbasan LSI mori 0 deputetë, dhe as vetë Kryemadhi nuk mori vota mjaftueshëm.
6. Besimplotë, Kryemadhi tha pak muaj me parë se në Durrës forca e saj do te merrte 4 mandate deputetësh: “LSI do ta fitojë garën me 4 deputetë në Durrës”.
Fakt: LSI nuk mori asnjë mandat në Durrës.
7. Një tjeter bast i humbur thellë, është edhe Vlora. Duket se LSI ka pretenduar për 3 mandate ne ate qark.
“Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta.”
Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat në Vlorë. Kujtojmë se Vlora u kthye edhe në qytetin “betejë” nga Presidenti Meta, ish kryetar i LSI.
Fakt: Në Shkoder LSI arriti të sigurojë vetëm një mandat deputetit, atë të Agron Çelës.
Fakt: Kandidati per deputet i LSI Etjon Joka është shpallur ne kerkim policor pas pergjimit që e nxirrte hapur me zë e me figurë duke dhene para për votën teksa një tjeter kandidate,Mimoza Trimi u arrestua 1 ditë para zgjedhjeve po për shitblerje votash.
Fakt: Shqiperia po shkon vertetë drejt Europës, por siç u pa dhe nga vota e shqiptarëve, Rama nuk iku drejt gropës.