Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj deklaroi se me votat e hedhura në kuti, Partia Socialiste ka fituar 4 mandate në këtë qark.
Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Beqaj tha nga Shkodra se PD , Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim, së bashku, kanë marrë diku te 55 mijë vota.
“Ne jemi mbi 45 mijë vota që shkojnë për PS. Përkthehen në 4 mandate për PS. PSD dhe LSI i shoh prezent në nivelet që kanë qenë. Unë besoj se PD dhe dy partitë e tjera të zonjës Topalli dhe Bindja duhet të jenë së bashku te 55 mijë vota.”
Për partitë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, Ilir Beqaj tha se nuk i sheh që të marrin një mandat./ b.h