Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt. Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë.
Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj. Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore.
Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme. KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti./ b.h