Një incident është regjistruar në Sheshin “Skënderbej” ku një makinë është futur në shesh, ndërsa qytetarët kanë mundur të neutralizojnë shoferin.
Makina ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh, teksa është bllokuar nga policia. Automjeti është futur me shpejtësi në zonë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Qytetarët e kanë tërhequr dhe e kanë nxjerrë jashtë. Agresori ka qenë i dehur dhe para se të futej në shesh ka përplasur edhe makina të tjera.
Sipas burimeve, pronari i makinës është nga Paskuqani, Nertil Qazimi. Ndërkohë pritet që të hetohet rasti në fjalë./ b.h