Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimet në Dibër për shitblerje votash.
Në një postim në Twitter, Rama shkuan se bëhet fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë.
“Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën”, ka shkruar Rama.