Partia Socialiste mbyll fushatën e saj në Tiranë këtë të enjte. Në ceremoninë që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ka folur edhe kandidati për deputet në këto zgjedhje Pandeli Majko.
Ai u shpreh se Partia Socialiste mendon se Shqipëria është e të gjithëve pa dallim bindjesh politike. Majko theksoi se qeverisja e ardhshme do të jetë një dorë e shtrirë për bashkëpunim me opozitën për të bashkëqeverisur Shqipërinë.
Majko u shpreh se tashmë, opozita duhet të kthehet në sistem dhe ka ardhur koha që sëbashku t’i përvishen punës.
“Ne mendojmë se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike. Ndaj qeverisja e ardhshme nuk vjen si një shuplakë, por si një dorë e shtrirë për bashkëpunim dhe për të bashkëqeverisur Shqipërinë. Sepse ne do të qeverisim dhe opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem. Boll shëtiti rrugët. Tani ka ardhur koha që së bashku t’i përvishemi punës”, tha Majko.
/a.r