Shefja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen bëri me dije se në muajin maj Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë sot në “Twitter” në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @ediramaal 🇦🇱
145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.
Jemi së bashku në këtë betejë.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan ne komentin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.
Vaksinat do të shpërndahen nga fillimi i majit sipas të cilave vendet kanë më shumë nevojë për ta, tha ai. Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.
Qenka keputur në bythë evropi….