Presidenti Ilir Meta deklaratë për mediat. Ai është shprehur se një prej operatorëve turistik që ka zhvilluar takim me presidentin Ilir Meta për të kërkuar lehtësira për biznesin e tij gjatë pandemisë, dhe që na ai moment është mbajtur në vëzhgim dhe se sipas tij, qeveria e ka gjobitur herë pas herë.
“Ditën e shtunë, marr një mesazh nga një qytetar ku më thoshte “Përshëndetje, Erion Mane, kam disa serioze për patronazhistët, kam kaq kohë që biznesi kërcënohet dhe gjobitet’ dhe sot zbulova arsyen dhe personin. I them që dua ta publikoj. Më thotë qe donte që të përballet në emision, të gjobitesh në 2021 pse ke nxjerrë foto të një politikane të LSI dhe thënie të saj është të ikësh dhe të kërkosh azil politik. Më dërgon një bisedë mes tij dhe Gonxhes. Zotëria është takuar për herë të fundit në maj të 2020, kur një grup përfaqësuesish së operatorëve kërkuar takim për lehtësimin e pandemisë, dhe 2 javë pasi ishte në takim në presidencë është vënë në survejim dhe kanë nisur gjobat e njëpasnjëshme”, tha Meta.
Personi në fjalë quhej Erion Mane, që ka një agjenci me emrin Matias Travel. Ai thotë se Blendi Gonxhe e ka sjellë vërdallë, ndërkohë që në mesazhet e publikuara në Presidencë, del qartë që Gonxhe i thotë s’ke pse paguan asnjë para, pasi çdo gjë do t’i zgjidhet ligjërisht nga ai.
Denoncuesi në fjalë, që është militant i LSI-së, pasi në FB ka foto me Monika Kryemadhin, thotë se është ndjerë i ofenduar, se i ka thënë Gonxhe që qenkë “lule i LSI”-së.
Gonxhe: Jo nuk duhet të paguash asnjë lekë! Mos paguani asgjëkundi, do vij personeli me ty për të marrë letrat.
Pas kësaj, Mane ka falenderuar Gonxhen, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar në mesazh një foto të postimit të tij në Facebook, ku kishte publikuar një mesazh mbështetës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
‘Kam postuar një foto të Monika Kryemadhit dhe më tha s’ka gjë që se për ty ne jemi një gjethe e kalbur. Ngela shumë i ofenduar më këtë pjesë.’– tha Mane./ b.h
Me falni p-er fjalorin por ky qolja me L te madhe ka ik per lesh