Publikohen pamjet e arrestimit të Rudolf Nikollajt, 34-vjeçarit që sulmoi me thikë besimtarët brenda xhamisë së rrugës së Kavajës në Tiranë, duke lënë të plagosur 5 prej tyre.
Në këto pamje duket momenti pasi Rudolf Nikollaj është neutralizuar nga disa besimtarët e kalimtarë të rastit, të cilët e kanë shtrirë përtokë dhe godasin 34-vjeçarin.
Ky është edhe shkaku përse autori ka dëmtime në fytyrë, si pasojë e goditjeve nga qytetarët pasi ai kishte kryer aktin e rëndë në kufijtë e një sulmi terrorist.
Në atë moment ka mbërritur edhe policia, duke shoqëruar autorin e sulmit me thikë.