Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Golem të Kavajës, ku deklaroi se vetëm Partia Socialiste mund t’i transformojë qytetet. Ai theksoi se nëse shqiptarët duan që të vijojnë këto punë të mira për vendin, ata duhet të zgjedhin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën më 25 Prill.
“Ne po mundohemi që, në situatën ku jemi, projektet që janë bërë 1 herë në 100 vjet, t’i bëjmë të gjitha në një vit, edhe shkollën, edhe konviktet, edhe turizmin, edhe ujësjellësin, edhe kanalizimet. Po mundohemi të bëjmë në një vit gjëra që janë bërë në 100 vitet e fundit, po kush mund ti bëjë? Vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Nëse doni që të ketë “Lungomare”, Pazar të Ri, Pedonale, e gjëra të bukura, edhe kundërshatrët tanë e dinë përgjigjen, vetëm PS-ja di të bëjë qytete”, nënvizoi Veliaj.
Kandidati për deputet i PS për Kavajën, Etjen Xhafaj tha se kundërshtarët kanë mbetur në vitet e shkuara.
/a.r