Nga Ilir Beqaj
Më lejoni ta filloj me një falenderim të sinqertë për ndjesinë pozitive që më keni dhuruar që prej shtatorit 2020 kur u riktheva aktivisht në Shkodër.
Çdo shtrëngim duarsh me secilin nga ju me ka dhënë energjinë të eci përpara dhe njëkohësisht të ndjej përgjegjësinë absolute të përkushtimit ndaj jush.
Ma keni ushqyer çdo ditë e më shumë dashninë pa kushte për Shkodrën.
Shkodra bëhet edhe më madhshtore kur e shikon më gjanë,
me Berdicën që të përcjell në bregdetin e Velipojës.
Me Postrribën e veshur me shumë histori, me urën e Mesit e kalanë e Drishtit.
Me Dukagjinin e Apleve shqiptare.
Me Gurin e Zi dhe Anën e Malit, me njerëz të ndershëm e punëtorë.
Me Rrethinat që u bënë pritëse të shumë banorëve nga malet.
Me Dajçin e pozicionuar mrekullisht, me toka pjellorenë breg të majtë të Bunës.
E pastaj e rrethuar nga Malësia e Madhe, veshur me aq shumë histori e mrekulli të natyrës.
Nga Vau Dejës ku është edhe qyteti i vjetër i Danjës.
Nga Puka e Fushë Arrëzi dy qytete të mrekullueshme malore.
Zoti dhe historia na kanë dhënë gjithçka na duhet dhe tashti është koha jonë të bëjmë më të mirën.
Të dashtun shkodranë,
mjafton të hidhni sytë në Malësinë e Madhe, në Pukë, Fushë Arrëz e Va Dejës për të kuptuar se çfarë Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë bërë për veriun dhe janë të gashëm të bëjnë për Shkodrën.
Mjafton të shikoni Shirokën dhe Marubin, stadiumin Loro Boriçi, ndriçimin e kalasë, etj etj për të bërë diferencën mes nesh dhe PD-së.
Ne e trajtojmë Shkodrën me elegancën që vetë ajo përfaqëson.
Ne socialistët nuk i shikojmë demokratët shkodranë si armiq, përkundrazi, ne të gjithë bashkë prioritet kemi Shkodrën.
Sot kam vetëm një kërkesë për ta;
“Ju lutem, thyjeni murin e paragjykimeve dhe hapni sytë në raport me qytetin. Ju deri sot nuk i keni shijuar frytet e Rilindjes Urbane. Keni jetuar çdo ditë në gjëmbat e një bashkie jofunksionale.
Prandaj sinqerisht dhe krejt i vertetë ju kërkoj sot, ta shëmbni murin e militantizmit dhe të mendoni Shkodrën. Na lejoni t’i japim Shkodrës atë që meriton”.
Na duhet mandati i tretë për urbanizimin e lagjes Mark Lula.
Na duhet mandati i tretë për përfundimin e projektit të Zogajve.
Na duhet mandati i tretë për krijimin e qendrës Rinore “Shkodra Talent Garden”.
Na duhet mandati i tretë që shpresmirë dhe me shumë përpjekje të arrijmë ndërtimin e rrugës të Dukagjinit, Prekal Breg Lumi.
Na duhet mandati i tretë për të sjellë në universitetin e Shkodrës diplomat e përbashkëta me universitete europiane.
Na duhet mandati i tretë edhe për Drishtin e Velipojën.
Na duhet mandati i tretë për bujqësinë me naftë pa taksa dhe subvencione për blegtorinë.
Na duhet mandati i tretë që biznesi i vogël të vazhdojë ta ketë taksën 0 dhe jo 9%.
Na duhet mandati i tretë sepse ne dijmë të marrim angazhime, jo thjesht të bëjmë premtime.
Na duhet mandati i tretë për të ardhmen e këtij qyteti të mrekullueshëm, që të mos na duhet t’i referohemi Shkodrës vetëm me nostaligjinë e të shkuarës së saj por edhe me të sotmen saj.
Më lejoni t’i drejtohem të gjithë socialistëve në të gjithë qarkun Shkodër, për t’i thënë vetëm, FALEMINDERIT nga zemra.
T’i drejtohem të rinjve aq të mrekullueshëm shkodranë -votoni Partinë Socialiste, numrin 12 për Shkodrën e të ardhmes.
T’i drejtohem gjysheve dhe gjyshërve të votojnë Partinë Socialiste në emër të së ardhmes të nipave e mbesave të tyre.
T’i drejtohem grave dhe burrave shkodrane të votojnë Partinë Socialiste, numrin 12, sepse të gjithë së bashku duhet ta bëjmë Shkodrën. Sot!
Me Edi Ramën kryeministër.
Shqipëria e ardhmja jonë!
*Fjala në takimin në Shkodër