Ish-kreu i PD, Sali Berisha, teksa na kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, vijon fushatën elektorale përmes rrjeteve sociale.
Megjithëse zakonisht Berisha i fton qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike, duket se këtë herë është “bindur” se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.
“Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Duket se ky është një lapsus i Berishës, por megjithatë ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit./shqiptarja.com
g.kosovari