PD prezantoi sot në sheshin ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar programin për Artin, Kulturën e Trashëgiminë, ndërsa kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës iu bë dhuratë maketi i ndërtesës së Teatrit Kombëtar që u shemb.
Basha tha se do t’i qëndrojë nënshkrimit të tij për ndërtimin e godinës së Teatrit siç ka qenë, duke shtuar se pavarësisht se nuk shquhet për tone të forta, “çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet”.
Ai shtoi po ashtu se do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë “në atë krim”.
“Atyre që u vërsulën mbi këtë vepër, i them se nënshkrimi im nuk parashikon vetën ringritjen e Teatrit, por çuarjen para drejtësisë të gjithë atyre që morën pjesë në atë krim, nga urdhëruesit te zbatuesit do japin përgjigje para ligjit”, shtoi ai./ b.h