Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck. Kjo e fundit në takim mbante një maskë me figurë luani e së cilës lidhet me atë se luani është një element i rëndësishëm në stemën e shtetit suedez.
Hernmarck e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiroi suksese në punën e tij. Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre.
Gjatë takimit, ambasadorja e njoftoi Kurtin lidhur me projektet dhe programet që shteti i saj mbështetë në Kosovë, e të cilat fokus kanë integrimin ekonomik me BE-në, fuqizimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe çështjet ambientale.
Ambasadorja suedeze në këtë takim pati një maskë e cila ishte më e rrallë, ajo kishte si figurë një luan të bardhë. Simbolika e kësaj maske lidhet me atë se luani është një element i rëndësishëm në stemën e shtetit suedez.
Kurti e falënderoi ambasadoren Hernmarck për urimin e saj, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.
Ai tha se Suedia është sa partner ashtu edhe model për Kosovën në synimet e saj për zhvillim ekonomik, barazi sociale dhe mbrojtje të ambientit, transmeton Klan Kosova.
/a.r