Presidenti Ilir Meta ka ditëlindjen dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë një dedikim bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Teksa publikon në ‘Facebook’ një foto duke e puthur në ballë, Kryemadhi i drejtohet Metës me fjalët e ëmbla “unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura”.
“Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir.
Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht.” shkruan Kryemadhi.
g.kosovari