Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur për përplasjen e presidentit Meta me policinë bashkiake në selinë e FRD-së.
Ai tha se e kishte të vështirë t’i shpjegonte djalit të tij që është 9 vjeç se pse policia nuk mund të arrestonte presidentin.
“Unë ditët që ndodhi incidenti me presidentin, nuk dija t’i shpjegoja djalit tim që është 9 vjeç pse polici nuk e arreston atë zotërinë.
Derisa nuk ka opozitë, unë e kuptoj që të gjithë do i kemi kundra. Presidenti ka vendosur një precedentë shumë të turpshëm, pasi nuk njeh zgjedhjet.
Kemi pafuqinë e një opozite për të ngritur politikisht kauzën e saj për t’u bërë maxhorancë”, deklaroi Bushati.
g.kosovari