Më shumë se 50 persona janë shoqëruar në policinë e që prej ditës së shtunë, kur u ekzekutua me armë zjarri, anëtari i bandës së Durrësit Edmond Koçi i njohur dhe is Mond Çekiçi.
Dëshmia e tyre nuk i ka ndihmuar hetuesit, por shpresat për identifikimin e autorëve janë provat biologjike të gjetura në vendin e ngjarjes. Këto prova janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të krijuar një identikit të vrasësve të 43-vjeçarit.
Sipas burimeve, 4 persona dyshohet të kenë marrë pjesë në eliminimin e Koçit, 3 që finalizuan vrasjen dhe 1 person tjetër i cili i largoi ato nga zona e Sukthit pasi dogjën automjetin tip Benz.
Grupi hetimor nuk ka përcaktuar ende se ku është vjedhur makina tip Benz, apo se nga mund të jetë trafikuar ajo. Mjetit i mungonte numri i shasisë, ndërsa targat ishin vjedhur pak muaj më parë në Tiranë.
Hetuesit po analizojne edhe kamerat e sigurisë për të krijuar itinerarin e lëvizjes para dhe pas atentatit të autorëve të të “fortit” të Durrësit, Mond Çekiçi.
Sakaq burime nga Prokuroria bëjnë me dije se sipas dyshimeve autorët janë vrasës me pagesë. Nga ana tjetër pista kryesore e hetimit për vrasjen e Çekiçit është e kaluara e tij kriminale dhe përplasjet mes bandave ku ka qenë pjesë.
/a.r