Lulzim Basha duket se në çdo gjë në rrugëtimin e tij si opozitar, është duke kopjuar Edi Ramën.
Kulmin e ka arritur me botimin e një liri para zgjedhjeve të 25 prillit.
Libri titullohet “Misioni im” dhe kushton 10 mijë lekë të vjetra.
“E mori më qafë Edi Rama këtë, ngaqë përpiqet ta imitojë.
Ky beson se ai fitoi ngaqë shkruajti librin “Kurban”.
Dhe ky ka porositur një libër tek Fahriu, por jo me titullin “Misioni i Unazës”, por “Misioni im”.
Problemi është që Rama e ka shkruar vetë.
Ky as e ka shkruar, e as e ka lexuar. Por tek çmimi nuk ka toleruar”, shkruan me ironi botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, që i ka rënë në dorë ky libër.