Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. I gjithë qarku në Dibër është përfshirë nga moti i acartë, ndërkohë që në disa zona mungon energjia elektrike.
Trashësia e deborës siç shihet edhe në foto ng qyteti arrin deri në disa cm.
Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore. Lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.
Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performance rrugët nacionale është i plotë.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.
Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.
Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Tërthore, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, Kolsh, Surroi, Arren dhe Malzi, Bashkia Kukës dhe NjA Golaj dhe Fajza Bashkia Has.
Në qytetin e Kukësit ka ndërprerje të herepashershme të energjise elektrike.
Raportohet se rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërkohë që ka probleme me energjinë elektrike në disa zona rurale, Po ashtu në disa fshatra rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë.
Në Qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës, me intensitet dhe në zonat +1000m të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Reshjet e dëborës vazhdojnë, por me intensitet më të dobët. Trashësia varion nga 5cm-25cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.
Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen Dimërore me Borëpastruese dhe grupe pune. Nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.
Në njësinë Administrative Trebinjë e Velcan ka mungesë energjie dhe po punohet nga OSHEE.
g.kosovari