Dy kamionë janë përmbysur në Kukës, ndërsa shkak dyshohet se janë bërë reshjet e dendura të borës, që kanë përfshirë kryesisht veriun e vendit.
News 24 raporton se përmbysja e kamionëve solli problem në qarkullimin e mjeteve, kurse kompania e mirëmbajtjes së rrugës ka filluar pastrimin e aksit.
Mësohet se një prej kamionëve ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetri ishte me tagra shqiptare.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por autoritetet janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.