Kryeministri Edi Rama tha sot në një mbledhje me kandidatët e PS nga Kukësi se është caktuar një datë për uljen e avionit të parë në këtë qytet.
Kreu i qeverisë u ktheu një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij e kanë sharë dhe përqeshur, duke u shprehur: “ç’na duhen ne aeroportet, ne duam bukë?!”
Nëse i referoheni bukës si metaforë, që ka të bëjë me mirëqenien, aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë dhe krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin në ekonomi, 1 euro të shpenzuara, 23 euro të kthyera”, u shpreh Rama.