Rankimi i UEFA-s/ Kukësi kuotohet më lart

UEFA ka përditësuar së fundmi renditjen e klubeve për skuadrat më të mira në Europë. Nga ekipet shqiptare kryeson Kukësi, teksa verilindorët në vitet e fundit kanë marrë pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, ndërsa kanë arritur edhe shumë herë rezultate pozitive.

Ndaj, ata nga UEFA mbajnë vendin e 194 me 6000 pikë në total.

Pas Kukësit, vjen Partizani në vendin e 263 me 4250 pikë, teksa edhe të kuqtë duke lënë mënjanë sezonin e vjetshëm ku ishin jashtë Kupave të Europës, në vitet e mëparshme kanë bërë mirë. Ndërkohë, në podium, të tretë për ekipet shqiptare renditet Laçi.

Kurbinasit janë të 285 në renditjen e përgjithshme, ndërsa kanë mbledhur 4000.

Po kaq pikë, ka edhe Skënderbeu që është në vendin e 289. Ndërkaq, Tirana që kishte disa sezone pa marrë pjesë në Europë është në vendin e 338 me 2750, ndërsa në një pozicion më poshtë se bardheblutë është Teuta me po 2750 pikë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com