Tetë skuadrat çerekfinaliste të Champions League, kanë mësuar kundërshtarët e tyre, pas shortit të hedhur në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion.
Reali i Madridit ka peshuar në short Liverpulin, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me ço kusht fitoren [për të vazhduar më tej. Të dy skuadrat u përballën në maj të 2018-ës në finalen e këtij kompeticion, ku madrilenët triumfuan me rezultatin 3-1.
Gjithashtu në çerekfinalen e këtij sezoni, do të përsëritet finalja e sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve, teksa Bajerni do të përballet me PSG-në, që sezonin e kaluar e mposhti në finale, duke marrë trofeun.
Mançester Siti që po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon, sfidon Dortmundin, ndërsa Porto që eliminoi Juven, pret Çelsin.
Për sa i përket çifteve gjysmëfinaliste, fituesi i çiftit Bajern-PSG, do të përballet me fituesin e çiftit Siti-Dortmund. Ndërkohë fituesi i çiftit Real-Liverpul, do të përballet me fituesin e çiftit Porto-Çelsi.
Ndeshjet e para çerekfinale të Champions-it do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (13-14 prill).
Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.
SHORTI:
Çiftet çerekfinaliste:
Mançester Siti-Borusia Dortmund (A1)
Porto-Çelsi (A2)
Bajern Mynih-PSG (B1)
Real Madrid-Liverpul (B2)
Çiftet gjysmëfinaliste:
(B1)-(A1)
(B2)-(A2)
g.kosovari