Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.
Në letrën drejtuar kryedemokratit, Ahmetaj shpreh ndjesën për të gjithë ata që mund të ketë lënduar ose zhgënjyer me këtë akt.
LETRA:
Shumë të nderuar bashkëkombas, të dashur miq dhe kolegë,
Së pari, falënderoj disa dhjetëra mijëra kolegë/ushtarakë, intelektualë të ditur, patriotë të përkushtuar dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare dhe NATO-s, për konsideratat, inkurajimin dhe mbështetjen që më keni frymëzuar përgjatë 36 vjet nën uniformë, si dhe pas angazhimit në politikën aktive, jo vetëm 15 muajt e fundit.
Ndjesë të sinqertë nëse, përfshi dhe përtej këtij rasti, me apo jo për fajin tim, ju kam zhgënjyer apo lënduar me këtë akt, reagim apo me qëndrimet e mija në vijimësi.
Edhe pse shumicën nga ju,, s’kam pasur privilegjin për t’ju takuar, ju garantoj “emër për emër”, si patriot, si miq, si mbështetës, të zhgënjyer apo kundërshtarë racionale, se do mbeteni përgjithmonë të skalitur në mendjen dhe zemrën time si një mision dhe borxh i pashlyer respekti dhe mirënjohjeje të thellë.
Prandaj, prej 2014, përtej “prangave” të uniformës, koston nga riciklimi i nenit-55, kam zgjedhur dhe do të vijoj të “ulëras fortë”, kur përdhosen parimet bazë të demokracisë funksionale, kur vidhen votat, liria, pronat e qytetarëve, kur shiten interesat kombëtare, etj.
Në shtesë të dorëheqjes, e përsëris se, vetëm kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista alfabetike, 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma, shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të korruptuar dhe të diskretituar deri në neveri!
Sa për angazhimin tim politik mbas 26 Prillit (sigurisht pa lejen e ushtrisë së uritur për diarrenë e mjerove dhe port-haleve…), e trashëgoj si të shenjtë nga fryma e Baba Ahmet Turanit, dhe mbetem USHTAR i vlerave të së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Jeta, Vota, Siguria, Prona, Tregu, interesat kombëtare dhe integrimi Euroatlantik”, janë vlera thelbësore, shpresa dhe misioni ynë fisnik që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve derdimenë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithë pushteteve që jo vetëm kanë pushtuar të djathtën, por edhe vjedhin dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.
g.kosovari