Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha në qytete të ndryshme të vendit, për të cilat tha se janë grumbullime që shtojnë rrezikun e infektimit me koronavirus të qytetarëve.
Në fjalën e tij nga Fieri, ku inspektoi procesin e vaksinimit të mësuesve në një nga shkollat e qytetit, Rama e quajti “fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike e interesa partiake dikush jep shëmbullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina”, duke iu referuar takimit të Bashës me qytetarët në Kavajë.
Sipas Ramës, është e rendësishme që njerëzit vetë “të kuptojnë që kjo është luftë për shëndetin, është realisht luftë jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye duhet të gjithë të bëjnë kujdes të distancohen nga situata absurde që tregojnë injorancë e papërgjegjshmëri të madhe nga ata që i krijojnë këto situata”.
Rama vijoi duke e sulmuar kryedemokratin Basha kur tha se “fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hic përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi kështu që ne do vijojmë intensivisht vaksinimin e të kërkojmë të bëhet kujdes e turpi pastaj i mbetet atyre që e kanë”.
g.kosovari