Andrea Crisanti, Mikrobiologu i njohur Universitetit të Padovës, komentoi me tone të ashpra vendimin e disa vendeve, përfshirë Italinë, për të pezulluar administrimin e vaksinës AstraZeneca: “Të gjitha këto ishin vendime politike, të pambështetura nga asnjë provë shkencore – thotë Crisanti – dhe tani ata që i morën ato vendime, duhet te marrin përsipër përgjegjësinë sepse asnjë organ shkencor nuk ka vendosur kurrë kundër vaksinës AstraZeneca “.
“Këto janë vendime të marra në panik – vazhdon virologu i njohur – dhe tani shkenca duhet t’i shkojë në ndihmë kësaj marrëzie. Këtu po flasim për 5 ose 6 raste të trombozës në një milion: shumë pak për t’u kapur nga paniku. Dhe në çdo rast nuk ka asnjë shkak korrelacioni mes rasteve dhe marrjes së vaksines. Eshtë një marrëdhënie kohore jo e mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie shkakësore mes dy ngjarjeve”, perfundon Crisanti, shume i njohur ne Itali per opinionet e tij rreth pandemise.
Shqiptarë VAKSINOHUNI!