Kandidati i PD-së së Shkodrës Zef Hila, përveç problemeve që i kanë dalë me hetimet e tij nga ana e Prokurorisë për abuzim me detyrën, pritet të gjykohet edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit shqiptar ka caktuar datën kur do të gjykojë shkarkimin e Zef Hilës nga ana e qeverisë si kryetar i bashkisë së Vau Dejës.
Shkarkimi ndodhi pas djegies së KZAZ në Bushat, dhe gjykata kushtetuese do ta shqyrtojë më 6 prill.
“06 Prill, 2021. Kërkues Zef Hila, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar, Këshilli Ministrave. Objekti: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.445, datë 28.06.2019 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, z. Zef Hila”Ora10:00”, thuhet në njoftim.
Gazeta TemA publikoi para pak ditësh disa shkrime investiguese, ku nxori dokumente të disa gjykatave dhe prokurorisë, ku Zef Hila ishte një zyrtar nën hetim, e si pasojë ai preket edhe nga ligji i dekriminalizimit./ TemA
g.kosovari