Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar rastin e denoncimit në media të përfshirjes së një personi me precedent penal në listat e Partisë Demokratike. Dokumentet vërtetojnë se Rezart Tusha, kandidat i PD-së për deputet në Qarkun e Durrësit ka qenë i dënuar për trafik heroine.
Për rastin në fjalë Balla shkruan: “Kriminelët, kriminelët…” PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër.