Përfaqësimi i Qipros nga këngëtarja shqiptare Eleni Foureri, ka shkaktuar reagime të shumta në këtë shtet.
Për këtë cështje bukuroshja ka folur në emisionini “Tet a Tet” në TV shtetëror të Qipros duke i konsideruar të turpshme komentet raciste kundër saj:
“Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria.
Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria?
Është turp për botën të dëgjosh nga njerëzit të thonë ‘Ti je nga Shqipëria, përfaqëso Shqipërinë në Eurovision’.
Unë ndihem njeriu më i pasur në botë pasi kam tre shtëpi.
Kjo është gjëja më e bukur që mund ti ndodhë një personi”.
31-vjecarja nga Fieri ka një karrierë të sukseshme në Greqi por ajo prej shumë vitesh e fshehu origjinën për të realizuar endrrën e saj, raporton Klan Plus. Ajo rrëfen fëmijënë e vshtirë të saj dhe sfidat që ka kaluar:
“Nuk më ka munguar kurrë ushqimi sepse prindërit e mi nuk hanin vetëm që unë të mos ndihesha e uritur.
Nuk është e thjeshtë të lësh një vend me plumba dhe të shkosh në një vend të ri për të nisur jetën nga fillimi.
Unë nuk jam ngjitur kurrë në skenë dhe dy njerëz të jenë kokëulur sepse këndoja për ta.
U ngjita në skenë dhe thashë që ky është vendi im”.
Tani ajo do të përfaqësojë Qipron dhe është shumë e lumtur që organizatorët e përzgjodhën.
“Fuego” titullohet kënga me të cilën eleni Fuereira do të ngjitet në skenën e Eurovizion./a.ç