Merr zgjidhje çështja e furnizimit me uji për dy lagje të tjera në Tiranë. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka përfunduar investimet për shtrirjen e dy linjave të reja të ujit, në rrugën “Xhemollari” në Shkozë dhe në rrugën “Agim Prodani” në zonën e Kinostudios.
Në të dyja linjat janë shtruar tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe që garantojnë një cilësi maksimale të furnizimit me uji për banorët e këtyre lagjeve. Gjithashtu linjat e reja bëjnë të mundur edhe rritjen e kapacitetit të transmetimit të ujit.
Hyrja në punë e linjave të reja që po ndërtohen në shumë zona të Tiranës, janë hop real cilësor që pritet të sjellë një ndryshim të prekshëm për qytetarët./a.ç