Në ditën kur Kosova po feston 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure dhe dyqane të shumta për okupimin e saj.
Në qytet vërehen pothuajse kudo pankarta të tilla me fotografi të duarve të prangosura në të cilat shkruan ’10 vjet të okupimit të Kosovës e Metohisë’. Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht.
Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e okupuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, përgatiti Koha. (b.an)