Një grup që shpreson të shkëputet nga Kalifornia për shkak të taksave të larta dhe pakënaqësisë së tyre se si është drejtuar shteti, ka shpallur pavarësinë për “Kaliforninë e re”. Udhëheqësit e grupit publikuan të hënën një Deklaratë të Pavarësisë në shpresat se përfundimisht do të çonte në pavarësinë nga kapitali i shtetit, Sacramento.
Ndryshe nga lëvizja Calexit, e cila kërkon pavarësi nga Shtetet e Bashkuara për të gjithë shtetin e Kalifornisë, grupi “Neë California”, dëshiron të mbetet pjesë e Shteteve të Bashkuara, por nuk dëshiron të qeveriset nga shteti i Kalifornisë.
“Pas viteve të taksimit, rregullimit dhe politikës së mono partisë, shteti i Kalifornisë dhe shumë prej 58 qarqeve janë bërë të paqëndrueshme”, tha grupi.
“Natyra e Shtetit që bëhet e padiskutueshme ka shkaktuar një rënie në shërbimet esenciale themelore siç janë arsimi, zbatimi i ligjit, mbrojtja nga zjarri, transporti, strehimi, kujdesi shëndetësor, taksimi, të drejtat e votuesve, sistemet bankare, pensionet shtetërore, parqet shtetërore, menaxhimin e burimeve, pronësinë në shtëpi, infrastrukturën dhe shumë më tepër”, thuhet në reagim, përgatiti Express. (b.an)