Ndonëse ditë festash, puna për rehabilitimin e rrjetit ujësjellës-kanalizimeve në lagjen të ndryshme të kryeqytetit ka vijuar me intensitet. Tek “Tish Daija” rrjeti i ri i kanalizimeve është drejt përfundimit, ku falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës, pritet që të përmirësohet ndjeshëm shërbimin në atë zonë.
Linja tërësisht e re me materiale cilësore pritet që të garantojë edhe jetëgjatësi të investimit të kryer.
Ndërkohë, ka përfunduar me sukses një ndërhyrje në linjën e furnizimit me ujë në rrugën e “Durrësit”.
Ishin banorët e zonës përreth shkollës së mesme “Qemal Stafa”, të cilët sinjalizuan problematikën e shfaqur në numrin e gjelbër të vendosur në dispozicion nga ana e Bashkisë.
a.ç